RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE
Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:
Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesëmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.
Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 15 nëntor 2022, ora 00:01 deri më 15 janar 2023, ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.
Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.
-
Lloji i Lojës Promocionale
Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve Fairy te importuar nga kompania Marketing & Distribution. Për tu bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje për një nga produktet Fairy për larje me dorë, sipas tabeles nr.2, brendi P&G-Fairy, me vlerë minimale 200 lekë me TVSH (167 lekë pa TVSH) dhe kuponin tatimor ta regjistrojnë në adresën www.unezgjedh.al . Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur një fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online. -
Afatet e pjesëmarrjes në Lojën Promocionale
Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 15 nentor 2022 ora 00:01 dhe do të mbyllet më datë 15 janar 2022 ora 23:59. -
Çmimet Loja do të ketë:
a) 10 fitues “Gift Certificate Neptun” me vlerë 50’000 lekë me TVSH (41’667 pa TVSH) që mund të përdoret në rrjetin e dyqaneve Neptun për të blerë një lavastovilje Beko
Nga pjesëmarrja në llotari do të përzgjidhen në
total 10 fitues.
Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.
Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.
Pritshmëritë për pjesëmarrje në Lojën
Promocionale
Numri i parashikuar i pjesëmarrësve është rreth 1250 konsumatorë.
Pjesëmarrja
Mundësia e pjesëmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër që bëjnë një blerje
të produkteve Fairy te importuar nga kompania Marketing & Distribution në pikat e shitjes në territorin
e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 15 nentor 2022, ora 00:01, deri më 13 nëntor
2022, ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet
prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të
mitur.
Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në këtë lojë promocionale:
Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.
Kushtet për pjesmarrje në llotari:
Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë
një blerje të produkteve Fairy për larje me dore (sipas tabelës nr.2, brendi P&G-Fairy) të importuar nga
kompania Marketing & Distribution me vlerë minimale 200 Lekë me TVSH (167 Lekë pa TVSH) gjatë periudhës
15 nentor 2022, ora 00:01, deri më 13 nentor 2022 ora 23:59 dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen
zyrtare të internetit të organizatorit www.unezgjedh.al bëhen pjesë
për të fituar 1 nga 10 “Gift Certificate Neptun” me vlerë 50’000 lekë me TVSH (41’667 pa
TVSH) që mund të përdoret në rrjetin e dyqaneve Neptun për të blerë një lavastovilje Beko. Çdo kupon i
regjistruar bëhet pjesë në përzgjedhjen për të fituar 1 nga 10 “Gift Certificate Neptun” me
vlerë 50’000 lekë me TVSH (41’667 pa TVSH).
Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar
automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.
Regjistrimi
Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës
Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte.
Regjistrimi në Lojën Promocionale
Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.
Përzgjedhja e fituesve
Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore nga nje program kompjuterik me 18 janar 2022 në zyrat e
Marketing & Distribution, ora 11:00. Të gjitha aplikimet pjesëmarrëse rregjistrohen në databazen e
programit të “Panelit të Administrimit” të platformës www.unezgjedh.al
të krijuar nga inxhinieri IT i kompanisë. Paneli i administrimit për këto platforma mundëson afishimin e të
gjitha aplikimeve të regjistruara në format “.CSV”. Çdo aplikim përfaqësohet nga një numër unik
identifikimi. Për përzgjedhjen e fituesve, në platformën e administrimit për portalin www.unezgjedh.al, ngarkohet databaza në format “.CSV” me të
dhënat e aplikuesve që kanë plotësuar kriteret e përmendura në pikën 5 të rregullores, përcaktohet numri i
fituesve që duam të përzgjedhim dhe shtypim butonin “Extract Winners”. Përzgjedhja e emrave fitues bëhet në
mënyrë rastësore nga programi kompjuterik ku elementi bazë për aplikimin e funksioneve merret ID (numri unik
i identifikimit) të cdo aplikimi nga lista në format “CSV” e ngarkuar ne sistem. I gjithë proçesi kryhet në
prani të një përfaqësuesi të autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, një përfaqësuesi të
autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, si dhe përfaqësues të tjerë nga stafi i Marketing &
Distribution Sh.p.k.
Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë do të njoftohen me
shkrim për datën, orën dhe vendin kur do të zhvillohet shorteu dhe do të ndahen çmimet. Ne rast se subjekti
ka kryer njoftimin si më lart, por përfaqësuesi/t e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave te
Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nuk paraqitet/n personalisht në datën, orën dhe vendin ku do
të zhvillohet shorteu, atëhere Subjekti do të vijojë zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.
Megjithatë, në këtë rast Subjekti do të informojë titullarin/ët e organeve përkatëse për zhvillimin e
shorteut dhe ndarjen e çmimeve.
Nga programi kompjuterik do të përzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtarë rezervë, të cilët do të kontaktohen në
rast se një nga fituesit nuk përfundon proçesin e regjistrimit sipas pikës 9 të kësaj rregulloreje. Mbasi
përzgjidhen fituesit në mënyrë rastësore nga programi kompjuterik, personat e përzgjedhur do të njoftohen
nëpërmjet një SMS ose telefonate rreth llotarisë dhe çmimit të fituar, si edhe përcaktohet proçedura e
regjsitrimit si fitues duke lënë një orar dhe afat ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të përfunduar
proçedurën e llotarisë.
Në përfundim të përzgjedhjes do të mbahen dhe Proces Verbalet përkatëse.
Mbas përzgjedhjes së fituesve, kontrollohet kuponi tatimor i hedhur në sistem gjatë proçesit të aplikimit
dhe vërtetohet që janë plotësuar kushtet e pjesëmarrjes në shorte. Më pas personat e përzgjedhur njoftohen
nëpërmjet një telefonate rreth llotarisë dhe lihet një orar ku i përzgjedhuri duhet të paraqitet për të
përfunduar proçedurën e llotarisë.
Në rast se mbas tre telefonatash të njëpasnjëshme në numrin e zgjedhur për arsye të ndryshme nuk bëhet i
mundur kontaktimi, atëherë kuponi s’kualifikohet dhe kontaktohet fituesi rezervë. Për fituesin rezervë të
përzgjedhur ndiqet e njëjta proçedurë si më sipër.
Njoftimi i fituesit
Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing &
Distribution për t’u regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën.
Në rast të dorëzimit nëpërmjet Postës Shqiptare, personat duhet të vënë në dispozicion dokumentat dhe të
dhënat e nevojshme për regjistrim: kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme. Në të kundërt, në rast
mosparaqitje apo mungese dërgimi të dokumentacionit, konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e
fituar.
Shpërndarja e çmimeve për fituesit do të kryehet brenda 15 ditëve pas hedhjes së shorteut. Afati maksimal i
tërheqjes së çmimit nga fituesit është 30 nëntor 2022. Çmimet do të tërhiqen pranë selisë së shoqërisë
Marketing & Distribution në adresën Autostrada Tirane-Durrës, km 10, Kashar, Tiranë ose nëpërmjet
shërbimit postar përcaktuar më sipër. Për të tërhequr dhuratën, fituesi duhet të paraqesë dokumentin
identifikues, kartë identiteti ose pasaportë të vlefshme.
Në rast se fituesi për arsye të ndryshme nuk respekton proçedurat e regjsitrimit si fitues, atëherë do të
kontaktohet lojtari i parë rezervë. Për fituesin rezervë do të ndiqet e njëta proçedurë si më sipër. Ky
proçes vazhdon deri në dorëzimin e dhuratave.
Regjistrimi i Fituesit
Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing &
Distribution për t’u regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Me marrjen në dorëzim të
dhuratës, fituesi duhet të firmosë dhe Proçes Verbalin e marrjes në dorëzim. Në rast mosparaqitjeje,
konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.
Përjashtim nga përgjegjësia
Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme,
dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.
Ruajtja e dokumentacionit
Çdo konsumator pjesëmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing &
Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje
Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për
Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i
pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6
(gjashtë) vjet.
Publiciteti
Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpërmjet reklamimit me postera, banera,
totem, dhe ekspozitorëve.
Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast
se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing &
Distribution, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.
Forca madhore
Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution
nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje
urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen dhe çdo i njoftimi
tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar
të zhvillohej fushata promovuese.
Zgjidhja e mosmarreveshjeve
Në rast mosmarrëveshjesh, organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar
kushtet e mësipërme.
